Zelensky: Bisedimet me Rusinë marrin fund nëse vriten mbrojtësit e Mariupol

20:40 16/04/2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi këtë të shtunë se eliminimi i luftëtarëve ukrainas në qytetin port jugor të Mariupolit do t’i jepte fund bisedimeve me Rusinë.

Duke iu referuar një qyteti në rajonin e Kievit që është shkatërruar nga bombardimet e rënda, Zelensky i tha portalit të lajmeve Ukrainska Pravda: “Mariupol mund të jetë sa 10 Borodyankas. Dua të them se eliminimi i ushtrisë tonë, djemve tanë, do t’i japë fund të gjitha negociatave”.

Zelensky tha se Ukraina nuk do të tregtojë as territorin dhe as njerëzit e saj, duke shtuar se “sa më shumë vende si Borodyanka të ketë, aq më e vështirë do të jetë”.

Më herët, Ukraina këmbënguli se trupat e saj po qëndronin ende në këmbë, në Mariupolin e shkatërruar./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.