Zelensky bisedon me kryeministrin japonez mbi tensionet në kufirin Ukrainë-Rusi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një bisedë telefonike me kryeministrin e Japonisë, Yoshihide Suga, diskutoi mbi lëvizjet ushtarake të Rusisë në kufirin e Ukrainës.

Sipas një deklarate nga presidenca e Ukrainës, Zelensky ka informuar kryeministrin Suga lidhur me njësitë ushtarake ruse që rriten në kufijtë e vendit të tij.

Pasi falënderoi kryeministrin Suga lidhur me mbështetjen e tij për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, Zelensky vuri në dukje rëndësinë e mbështetjes së vendeve G7, përfshirë Japoninë.

Kryeministri Suga theksoi se po ndjekin nga afër zhvillimet dhe vuri në dukje mbështetjen e tij të plotë ndaj Ukrainës.

Presidenti Zelensky ftoi kryeministrin Suga në Platformën e Krimesë dhe aktivitetet për 30 vjetorin e pavarësisë së vendit të tij.

Tensionet në kufirin Ukrainë-Rusi

Shefi i Shtabit të Ukrainës Ruslan Khomchak, në një fjalim të mbajtur në Parlament më 30 mars deklaroi se Rusia me arsyetimin e stërvitjes ka kryer transferime ushtarake në afërsi të kufijve të Ukrainës.

Lidhur me zgjidhjen e krizës në rajonin Donbas, Grupi i Kontaktit Trepalësh i përbërë nga Rusia, Ukraina dhe OSBE-ja mori vendimin për një armëpushim gjithëpërfshirës që nga 27 korriku 2020.

Në konfliktet që vazhdojnë që nga viti 2014 mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve pro-rusë të cilët kanë shpallur në rajon të ashtuquajturën pavarësi, kanë humbur jetën mbi 13 mijë persona.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *