Zelensky dënon vendimin e Perëndimit: I dhatë dritën jeshile Rusisë që të vazhdojë bombardimet

23:41 04/03/2022

Presidenti ukrainas dënoi liderët perëndimorë për refuzimin e vazhdueshëm për të vendosur një zonë ndalim fluturimi mbi qiellin e vendit të tij. Duke folur gjatë një dalje televizive drejtuar ukrainasve, Volodymyr Zelensky tha se liderët perëndimorë e dinë se agresioni rus kundër vendit ka gjasa të rritet dhe i akuzoi ata se i dhanë Vladimir Putinit licencë për të vijuar bombardimet e qyteteve.

“Duke e ditur se sulmet e reja dhe viktimat janë të pashmangshme, NATO me vetëdije vendosi të mos mbyllë qiellin mbi Ukrainë. Sot lidershipi i aleancës i dha dritën jeshile që të vazhdojë të bombardojë qytetet e fshatrat ukrainase, duke refuzuar që të vendosnin një zonë që ndalon fluturimin”.

Liderët perëndimorë kanë refuzuar që të vendosin një ndalim të tillë qëkur pushtimi rus nisi, duke argumentuar se kjo do të bëhej vetëm nëse avionit e NATO-s do të qëllonin forcat ruse, duke rrezikuar kështu një konflikt më të gjerë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts