Zelensky diskuton me senatorët amerikanë për mbrojtjen dhe ndihmën ekonomike për Ukrainën

zelensky diskuton me senatoret amerikane per mbrojtjen dhe ndihmen ekonomike per ukrainen
zelensky diskuton me senatoret amerikane per mbrojtjen dhe ndihmen ekonomike per ukrainen

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i informoi senatorët amerikanë Christopher Coons dhe Rob Portman mbi situatën në front dhe terrorin raketor të Rusisë, si dhe diskutoi me ta ndihmën e mbrojtjes dhe ekonomike për Ukrainën.

“Kam pasur një takim me miqtë e vërtetë të Ukrainës, Senatorët amerikanë Christopher Coons dhe Rob Portman . Faleminderit për mbështetjen e lidershipit. Diskutuam situatën në front, terrorin raketor nga RF dhe fushat prioritare të ndihmës për Ukrainën. Ne besojmë në fitoren e përbashkët!” theksoi Zelensky.

Presidenti shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij për Presidentin e SHBA Joe Biden, Shtëpinë e Bardhë dhe ekipin e tij për ndihmën e fuqishme që i është dhënë ushtrisë ukrainase.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts