Zelensky: Do të bëjmë gjithçka për të mposhtur armikun

zelensky do te bejme gjithcka per te mposhtur armikun

zelensky do te bejme gjithcka per te mposhtur armikun

23:10 04/10/2023

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është shprehur se vendi i tij do të bëjë gjithçka që për të fituar luftën kundër Ukrainës. Gjatë një interviste që Zelensky dha sot në mëngjes, ai theksoi se pavarësisht lodhjes, vendi i tij do të bëjë të pamundurën për të mposhtur armikun.

Ka lodhje, por ne do të bëjmë gjithçka për të mposhtur armikun tonë dhe kundërsulmi ynë po ecën përpara, madje po bëjmë gjithçka për të zmbrapsur armikun”, tha Zelensky për SkyTg24, shkruan Sky News.

Ndër të tjera presidenti tha se Ukraina ndihet e mbështetur nga SHBA-të në “këto kohë të vështira” dhe se është i bindur se kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Gjithashtu, presidenti ukrainas, tha se ka ftuar Papa Françeskun në Kiev dhe se do të ishte shumë i lumtur nëse ai do ta pranonte këtëtë ftesë.

“Kam ftuar Papa Françeskun në Kiev, do të isha shumë i lumtur nëse ai do të vinte në Ukrainë“, tha Zelensky. Kujtojmë se lufta në Ukrainë ka nisur në shkurt të vitit 2022, duke shkaktuar mijëra të vrarë dhe zhvendosje të popullsisë./tvklan.al

zelensky do te bejme gjithcka per te mposhtur armikun

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts