Zelensky: E gjithë Europa objektiv i Rusisë! Jemi gati të luftojmë në lindje

10:08 10/04/2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, tha gjatë një fjalimi të shtunën se agresioni i Rusisë nuk është i kufizuar vetëm ndaj Ukrainës, por e gjitha Europa ishte një shënjestër.

Zelensky nxiti Perëndimin që të vendosë imbargo të plotë ndaj produkteve të energjisë ruse dhe të furnizojë Ukrainën me armë shtesë.

Ai tha se përdorimi i forcës së Rusisë, është një “katastrofë që në mënyrë të pashmangshme do t’i godasë të gjithë”.

Po ashtu, Zelensky tha se Ukraina është gati për një betejë të fortë në lindje të vendit.

“Do të jetë betejë e fortë. Besojmë në këtë luftë dhe fitoren tonë. Jemi gati që të luftojmë dhe njëkohësisht të shikojmë për mënyra diplomatike se si t’i japim fund luftës”, tha ai.

Negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak tha se Zelensky nuk do të takohet me Putin derisa Rusia të mundet edhe në lindje të vendit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.