Zelensky emëron të Dërguarin Special Rustem Umerov, si ministër të Mbrojtjes, pas shkarkimit të ish-ministrit 

zelensky emeron te derguarin special rustem umerov si minister te mbrojtjes pas shkarkimit te ish ministrit
zelensky emeron te derguarin special rustem umerov si minister te mbrojtjes pas shkarkimit te ish ministrit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka emëruar në postin e ministrit të Mbrojtjes, Rustem Umerov. 

Vendimi ka ardhur pas shkarkimit të ish ministrit Oleksii Reznikov, i cili ka qenë në detyrën më të rëndësishme shtetërore në Kiev (pas Presidentit), që prej fillimit të agresionit rus në Ukrainë 24 shkurtin e vitit 2022.

Umerov ka mbajtur më parë postin e të Dërguarin Special të Presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski, Anëtarin e Delegacionit të Bisedimeve të Paqes

Në korrik 2022 ai ka qenë për vizitë në Shqipëri, ku është takuar edhe me Taulant Ballën, në atë kohë kryetar i grupit parlamentar socialist. 

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Balla shkroi se Shqipëria dënon ashpër agresionin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga Rusia.

“Ne qëndrojmë në krah të popullit ukrainas dhe e konsiderojmë këtë agresion si një sulm kundër lirisë dhe demokracisë. Krimet e rënda kundër njerëzimit dhe aktet gjenocidale si ato në Bucha nuk do të mbeten në asnjë rast pa u hetuar dhe pa u ndërshkuar urdhëruesit dhe autorët,” – u shpreh Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts