Zelensky falenderon punonjësen e televizionit rus për gjestin anti-luftë

14:20 15/03/2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka falënderuar një protestuese e cila ndërpreu lajmet e dhëna drejtpërdrejt në një televizion shtetëror rus.

Zelenskiy shprehu mirënjohjen ndaj të gjithë atyre  qytetarëve rusë që nuk ndalin përpjekjet e tyre për të thënë të vërtetën. “Falenderoj personalisht atë vajzën e re që hyri në studion e ‘Channel One’ me një poster kundër luftës”, u shpreh ai.

Kjo protestuese ndërpreu lajmet e dhëna në televizionin shtetëror rus “Channel One”, duke mbajtur një tabelë pas spikeres së lajmeve.

Në tabelë shkruhej: “Jo Luftës“ si në gjuhën angleze dhe atë ruse. Në një video të regjistruar para incidentit dhe të postuar në internet, Marina Ovsyannikova tha se i vinte turp që kishte punuar për vite duke përhapur propagandën e Kremlinit. Vetë punonjësja  e këtij televizioni shprehet se babai i saj është ukrainas dhe nëna ruse.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts