Zelensky formon grupin e punës për krijimin e gjykatës për të ndëshkuar Rusinë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka formuar një grup pune për krijimin e një gjykate të posaçme ndërkombëtare për të sjellë para drejtësisë ata që janë fajtorë për agresionin kundër Ukrainës.

Një dekret për këtë, nr. 661/2022 , është publikuar në faqen e internetit të kreut të shtetit.

“Të formohet një grup pune për të zgjidhur çështjen e krijimit të një gjykate të posaçme ndërkombëtare në lidhje me krimin e agresionit kundër Ukrainës”, thuhet në dokument.

Ai thotë se vendimi është marrë “me qëllim që të sigurohet një hetim dhe ndjekje e duhur ndërkombëtare për krimin e agresionit kundër Ukrainës, për të zhvilluar dhe përgatitur propozime për krijimin e një gjykate të posaçme ndërkombëtare”.

Shefi i zyrës së Presidentit, Andriy Yermak, u emërua në krye të grupit të punës, dhe një nënkryetar i zyrës së Presidentit, Andriy Smirnov, u emërua nënkryetar dhe koordinator i grupit.

Kreu i shtetit udhëzoi grupin e punës të hartojë dhe të parashtrojë propozime në lidhje me krijimin e një gjykate të posaçme ndërkombëtare në lidhje me krimin e agresionit kundër Ukrainës.

Më herët, Ukraina nisi krijimin e një gjykate speciale që do të ndjekë penalisht anëtarët e Këshillit të Sigurimit rus për kryerjen e krimit të agresionit kundër Ukrainës. Krijimi i një tribunali të tillë u mbështet nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, Parlamenti Evropian, Asambleja Parlamentare e NATO-s dhe Asambleja Parlamentare e OSBE-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *