Zelensky: Hapni portet që të shmanget zia e bukës

12:00 12/06/2022

Bllokada në Detin e Zi po rrit çmimet globale dhe nëse nuk meren masa shumë qeveri do të rrëzohen

Ukraina, një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të grurit, po kërkon mënyra për të nxjerrë drithërat dhe vajrat bimore jashtë vendit pasi dërgesat u bllokuan pas pushtimit rus në Shkurt.

Lufta, së bashku me sanksionet perëndimore kundër Rusisë, kanë rritur çmimin e grurit, vajit të gatimit, plehrave kimikë për tokat bujqësore dhe energjisë. Kjo nga ana tjetër po kërcënon një krizë globale ushqimore pasi shumë vende mbështeten te Rusia dhe Ukraina për më shumë se gjysmën e importeve të grurit të tyre, duke përfshirë disa nga më të varfrit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy është shprehur se Rusia po bllokonte portet në Detin e Zi dhe Detin Azov, duke mbajtur eksportet e ushqimit ukrainas nga tregu botëror.

Zelensky: Nëse për shkak të bllokadave ruse, ne nuk jemi në gjendje të eksportojmë ushqimet tona, të cilat mungojnë kaq shumë në tregjet globale, bota do të përballet me një krizë akute dhe të rëndë ushqimore dhe zi buke. Mungesa e produkteve ushqimore do të çojë në mënyrë të pashmangshme në kaos politik që mund të rezultojë në rënien e shumë qeverive dhe rrëzimin e shumë politikanëve. Dhe tashmë mund ta shihni këtë kërcënim duke u afruar vetëm duke parë çmimet në rritje të produkteve bazë në tregjet botërore dhe në disa vende.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se Rusia po përdor furnizimet ushqimore si një armë me pasoja globale, duke vepruar në të njëjtën mënyrë si në sektorin e energjisë.

Ursula Von Der Leyen: Ne jemi dëshmitarë se si Rusia po armatizon furnizimet e saj energjetike, por kjo me të vërtetë kjo ka pasoja globale. Fatkeqësisht, ne po shohim të njëjtin model që shfaqet në sigurinë ushqimore. Në Ukrainën e pushtuar nga Rusia, ushtria e Kremlinit po konfiskon rezervat e drithit dhe makineritë, për disa kjo solli kujtime nga një e kaluar e errët, kohën e kapjes së të korrave nga sovjetikët dhe urisë shkatërruese të viteve 1930. Anijet ruse në Detin e Zi po bllokojnë anijet ukrainase plot me grurë dhe fara luledielli. Pasojat e këtyre veprimeve të turpshme mund t’i shohin të gjithë. Çmimet e bukës në Liban janë rritur me 70% dhe dërgesat ushqimore nga Odesa nuk mund të arrinin në Somali.

Përpara Ramazanit, disa banorë në rajonin e Lindjes së Mesme kishin frikë se nuk do të ishin në gjendje të përballonin të njëjtat vakte pasi çmimet globale të ushqimeve u rritën për shkak të luftës në Ukrainë. Ndikimi i konfliktit në Ukrainë u ndje shpejt nga popullsitë tashmë të cënueshme, sipas Human Rights Ëatch.

Rusia i dërgoi aleatit të saj Sirisë rreth 100,000 ton grurë të vjedhur nga Ukraina. Në një deklaratë për Reuters, ambasada tha se dërgesat përfshinin një anije me flamur rus e cila u ankorua në portin kryesor detar të Sirisë Latakia në fund të Majit. Gjatë kësaj jave një gazetar ukrainas sfidoi ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në një konferencë shtypi mbi akuzat se Rusia po vjedh nga Ukraina. Lavrov përsëriti se Moska po zbatonte qëllimet e saj të deklaruara më parë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts