Zelensky heq vizat për të huajt që duan të luftojnë kundër Rusisë

zelensky heq vizat per te huajt qe duan te luftojne kunder rusise
zelensky heq vizat per te huajt qe duan te luftojne kunder rusise

00:00 01/03/2022

Presidenti i Ukrainës ka nënshkruar një dekret që heq përkohësisht kërkesën për viza për çdo të huaj që dëshiron t’i bashkohet Ukrainës për të luftuar krah saj kundër trupave pushtuese ruse.

Dekreti i Volodymyr Zelensky hyn në fuqi nga e marta dhe do të mbetet në fuqi për sa kohë të jetë në fuqi ligji ushtarak.

Ligji ushtarak është vendosja e përkohshme e kontrollit të drejtpërdrejtë ushtarak të funksioneve normale civile ose pezullimi i ligjit civil nga një qeveri, veçanërisht në përgjigje të një emergjence të përkohshme ose në një territor të pushtuar.

Mediat britanike raportuan gjatë kësaj të hëne për një grup britanikësh që ishin paraqitur në ambasadën e Ukrainës në Londër, duke pyetur sesi mund t’i bashkohen luftës në Ukrainë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts