Zelensky i drejtohet popullit të tij: Ukraina është më e fortë se kurrë

13:00 15/10/2022

Inteligjenca britanike bën me dije se shumë rezervistë ruse do të duhet të blejnë armatime vetë

Presidenti Volodymyr Zelenskiy ka deklaruar se Ukraina është më e fortë se kurrë dhe do të dalë fitimtare në luftën e saj me Rusinë. Këto deklarata kreu i shtetit i bëri në Ditën e Mbrojtësve të vendit, e cila nderon forcat e armatosura të vendit.

“Ata kanë ende mundësinë për të terrorizuar qytetet tona dhe të gjithë evropianët, për të shantazhuar botën. Por ata nuk kanë asnjë shans. Sepse Ukraina po përparon”, u shpreh ai.

Pranë varrezave jashtë Kharkiv, familjet nderuan ata që kanë humbur jetën në luftë.

Premtimet nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania për të përforcuar mbrojtjen e vendit janë mirëpritur nga Kievi, por presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ka pohuar se Perëndimi dhe Ukraina po “kërcënojnë” territorin e Bjellorusisë dhe i ka bërë thirrje Moskës për ndihmë. Si kundërpërgjigje, trupat ushtarake ukrainase kanë përforcuar praninë e tyre në kufirin me Bjellorusinë.

Por ndihma e Uashingtonit për Kievin shtohet më tej pas njoftimit nga sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ku në një postim në Tëitter njofton  një paketë shtesë prej 725 milionë dollarësh që do të shpenzohen në armë dhe ndihmë të tjera ushtarake. Kjo e çon ndihmën totale ushtarake të SHBA për Ukrainën në 18.3 miliardë dollarë që nga fillimi i administratës së  presidentit Joe Biden.

Por ndërsa forcat ukrainase do të pajisjen me armatime të reja falë edhe ndihmës së aleatëve të Ukrainës nuk mund të thuhet e njëjta gjë për forcat ruse të cilat kanë pësuar disa disfata në lindje dhe jug të vendit.

Sipas britanikes The Guradian e cila citon inteligjencën britanike bëhet me dije se shumë rezervistë rusë të thirrur për të luftuar në Ukrainë ndoshta duhet të blejnë armatimet e tyre për të luftuar. Por çmimet e armatimeve janë rritur ndjeshëm që pas luftës në Ukrainë.

Vetëm jelekët ushtarakë janë shitur në faqet ruse të blerjeve online për 40,000 rubla nga rreth 12,000 rubla që ishin në muajin Prill.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts