Zelensky i përgjigjet kritikave për kundërofensivën ukrainase: Jemi duke ecur përpara!

Trupat e Kievit po “ecin përpara” në kundërsulmimin e tyre kundër forcave ruse, ka deklaruar presidenti Volodymyr Zelenskyy.

Kundërofensiva e Ukrainës, e cila ka nisur prej rreth tre muajsh ka arritur të çlirojë disa fshatra, por asnjë vendbanim të madh deri tani.

Këtë javë, zyrtarë të paidentifikuar amerikanë shprehën zhgënjimin për përparimin e ngadaltë të operacionit dhe madje kritikuan strategjinë ukrainase, sipas raporteve.

Por në një mesazh sot, udhëheqësi ukrainas kërkoi të riafirmojë sulmin e Ukrainës.

“Forcat ukrainase po ecin përpara. Pavarësisht gjithçkaje, dhe pavarësisht se çfarë thotë dikush, ne po përparojmë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme,” shkroi ai në Telegram.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts