Zelensky jep detaje për qëndrimin ukrainas në bisedimet e ardhshme të paqes me Rusinë

zelensky jep detaje per qendrimin ukrainas ne bisedimet e ardhshme te paqes me rusine
zelensky jep detaje per qendrimin ukrainas ne bisedimet e ardhshme te paqes me rusine

08:43 28/03/2022

Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij gjatë natës tha se prioritetet e Ukrainës në raundin e ardhshëm të bisedimeve me Rusinë në Turqi do të jenë “sovraniteti dhe integriteti territorial”.

“Prioritetet tona në negociata janë të njohura: sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës janë pa dyshim. Garancitë efektive të sigurisë janë një domosdoshmëri. Natyrisht, qëllimi ynë është paqja dhe kthimi në jetën normale në vendin tonë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha presidenti ukrainas.

Po ashtu, Zelensky u tha gazetarëve të pavarur rusë se qeveria e tij do të konsideronte shpalljen e neutralitetit dhe ofrimin e garancive të sigurisë për Rusinë.

Për gazetarët, ai tha se çështja e neutralitetit dhe vendimi për të qëndruar jashtë NATO-s – duhet t’u lihet në dorë votuesve ukrainas në një referendum pasi trupat ruse të tërhiqen.

Zelensky se një votim mund të bëhet brenda pak muajsh nga largimi i trupave ruse./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts