Zelensky jep mesazhin e rëndësishëm në ditën e Pashkëve Ortodokse

zelensky jep mesazhin e rendesishem ne diten e pashkeve ortodokse
zelensky jep mesazhin e rendesishem ne diten e pashkeve ortodokse

14:57 24/04/2022

Presidenti ukrainas: Ligësia nuk do ta shkatërrojë dot Ukrainën!

“Ligësia nuk do ta shkatërrojë Ukrainën”. Ky ishte mesazhi i rëndësishëm që presidenti Volodymyr Zelensky dha me rastin e ditës së Pashkëve Ortodokse.

Duke qëndruar brenda një prej monumenteve më të njohura të vendit, Katedrales 1000-vjeçare të Shën Sofisë në Kiev, Zelenskiy në një videomesazh deklaroi se Ukraina do të kapërcejë errësirën që ka sjellë mbi të konflikti i vazhdueshëm me Rusinë fqinje.

“Ne po kalojmë sfida jashtëzakonisht të vështira. Le të arrijmë një fund të drejtë të kësaj  rruge që do të jetë   fillimi i një jete të lumtur dhe begatë në Ukrainë! Zemrat tona janë të mbushura me zemërim. Shpirtrat tanë janë mbushur me urrejtje ndaj pushtuesve dhe gjithçkaje që ata kanë bërë. Mos lejoni që zemërimi të na shkatërrojë nga brenda. Kthejeni atë në arritje  dhe në një forcë të mirë për të mposhtur të keqen”.

Ndërsa kishat që dikur ishin plot për shërbimet e Pashkëve ato kanë qenë thuajse të zbrazëta pasi njerëzve u është kërkuar që të mos mblidhen në kisha këtë vit për shkak të shqetësimeve se mund të bëhen objektiva të sulmeve me raketa.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts