Zelensky: Kërcënimet bërthamore të Putin-it, një “blof”

22:17 09/03/2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky e qujti kërcënimin e presidentit rus, Vladimir Putin për t’iu drejtuar armëve bërthamore një “blof”.

“Unë mendoj se kërcënimi i luftës bërthamore është një blof. Është një gjë të jesh vrasës. Është tjetër të bësh vetëvrasje”, tha Zelensky në një  intervistë për gazetën e njohur gjermane, Die Zeit.

Sjellim në vëmendje se Putin më 27 Shkurt urdhëroi krerët e ushtrisë të vendosin në gatishmëri të lartë të arsenalit bërthamor, pas miratimit të sanksioneve të ashpra ekonomike nga perëndimi.

Ndërkohë, Zelensky vazhdoi duke thënë se kërcënimi bërthamor i Putinit “tregon një dobësi”. 

“Çdo përdorim i armëve bërthamore do të thotë fundi për të gjitha palët, jo vetëm për personin që i përdor ato”, tha presidenti ukrainas./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.