Zelensky kërkesë Perëndimit: Ndaloni turistët rusë

21:20 09/08/2022

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje vendeve perëndimore që të ndalojnë turistët rusë.

“Rusët duhet të jetojnë në botën e tyre derisa të ndryshojnë filozofinë”, tha Zelensky për The Washington Post. Zelensky argumentoi se një ndalim i tillë do të ishte më efektiv se sa sanksionet aktuale, të cilat ndalojnë linjat ajrore ruse dhe zyrtarët e lidhur me Kremlinin.

Sjellim në vëmendje se rusët ende mund të marrin viza për BE dhe SHBA.

BBC News shkruan se “thirrja e Zelensky mund të marrë vetëm mbështetje të kufizuar, pasi Rusia – pavarësisht sanksioneve – ka lidhje të gjera biznesi globale dhe turistët rusë janë ende të mirëpritur në destinacionet e pushimeve si Egjipti, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe”./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.