Zelensky kërkon ndihmë më të madhe nga Uashingtoni

zelensky kerkon ndihme me te madhe nga uashingtoni
zelensky kerkon ndihme me te madhe nga uashingtoni

23:20 21/12/2022

Pritet në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti Biden, ndihmë e re ushtarake me vlerë 1.8 miliardë dollarë

Ndërsa avioni që transportoi presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensku u ul në bazën ushtarake “Andrews”, administrata e Presidentit Biden shpalli një pako të re ndihmash ushtarake për Ukrainën me vlerë 1.8 miliardë dollarë. Ndihma do të përfshijë edhe sistemin e përparuar të mbrojtjes raketore, ‘Patriot’.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u prit në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti Biden dhe zonja e parë Jill. Përveç takimit me presidentin Biden në Shtëpinë e Bardhë, Zelensky do t’i drejtohet me një fjalim Kongresit.

Ky është udhëtimi i parë i presidentit Zelensky jashtë vendit që nga fillimi i sulmit rus më 24 Shkurt të këtij viti. Presidenti Zelensky dhe zyrtarë të tjerë ukrainas u kanë bërë presion udhëheqësve perëndimorë që të ofrojnë armë më të përparuara, përfshirë sistemin e raketave ‘Patriot’, për të ndihmuar vendin në luftën kundër Rusisë.

Vizita e Presidentit Zelensky në Shtetet e Bashkuara vjen në një kohë kur Kongresi pritet të votojë buxhetin, i cili do të përfshijë një ndihmë prej 45 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts