Zelensky mban fjalimin emocional në përvjetorin e Luftës së Dytë Botërore

zelensky mban fjalimin emocional ne pervjetorin e luftes se dyte boterore
zelensky mban fjalimin emocional ne pervjetorin e luftes se dyte boterore

12:50 08/05/2022

Presidenti ukrainas: E keqja është kthyer sërish, por Ukraina do të fitojë!

Në përvjetorin e Luftës së Dytë Botërore, kur Evropa përkujton dorëzimin zyrtar të Gjermanisë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksky ka mbajtur një fjalim emocional.

“E keqja është kthyer. Përsëri! Vetëm se në një formë tjetër, me slogane të ndryshme, por për të njëjtin qëllim”, tha Zelenskiy. Por sipas tij, Ukraina, do të fitojë në fund.

 “E keqja nuk mund t’i shpëtojë përgjegjësisë. Nuk mund të fshihet në një bunker. Ne do të kapërcejmë gjithçka. Dhe këtë e dimë  me siguri, sepse ushtria dhe i gjithë populli ynë janë pasardhës të atyre që mposhtën nazizmin. Prandaj ata do të fitojnë përsëri. Dhe do të ketë sërish paqe.”

Presidenti  ukrainas përmendi në mënyrë indirekte edhe Rusinë.

“Mos harro se në fillim  i keqi të akuzon, të provokon, të quan agresor dhe më pas të sulmon në orën 4:45 të mëngjesit duke thënë se është vetëmbrojtje.”

Lufta në Ukrainë ka vrarë mijëra njerëz dhe ka larguar nga shtëpitë e tyre rreth 10 milionë njerëz. Si rezultat i veprimeve të saj Rusia po përballet me  sanksione të ashpra ekonomike dhe ka ngjallur frikën për një konflikt më të madh  midis Rusisë dhe Perëndimit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts