Zelensky mirënjohës ndaj shqiptarëve: Qëndrimi juaj më kujton Nënë Terezën

zelensky mirenjohes ndaj shqiptareve qendrimi juaj me kujton nene terezen
zelensky mirenjohes ndaj shqiptareve qendrimi juaj me kujton nene terezen

13:17 03/05/2022

Në fjalën e mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky falenderoi shqiptarët për mbështetjen ndaj popullit ukrainas. Ai shprehu mirënjohjen e tij për mos hezitimin e popullit tonë për të mbështetur ata që kanë nevojë. Qëndrimi i shqiptarëve, Zelenski tha se i kujtonte Nënë Terezën

“Jam mirënjohës që nuk hezitoni të mbështesni askënd, nuk mendoni kë do mbështesni, ju jeni në anën e lirisë dhe së vërtetës. Faleminderit për hapat konkrete për Ukrainën. Faleminderit për ndihmën e mbrojtjen, në mbështetjen e censurave kundër Rusisë, për përkujdesjen që ju i bëni njerëzve tanë, fëmijëve tanë, veçanërisht burrit. Ky qëndrim i juaji ndaj popullit ukrainas, ndaj fëmijëve të Ukrainës në ditë të vështira për ne, më bën të kujtoj Shën Terezën, shqiptaren që është kthyer në simbolin e humanizmit në mbarë botën. Ajo mësoi njerëzit se përpjekjet e mira të përditshme mund të mposhtin të keqen dhe ta afrojnë atë me shenjtërinë që njerëzit do të kujtojnë brez pas brezi. Unë besoj se duke punuar së bashku me gjithë europianët, në këtë mënyrë, me përpjekjet tona të mira të përgjithshme ne do jemi në gjendje ta ndalojmë këtë luftë të zhvilluar nga Rusia, por gjithashtu do të jemi në gjendje të mbrojmë Europën në të ardhmen nga një përsëritje e një kërcënimi të tillë. Ndërsa paketa e 6 e sanksioneve po diskutohet në BE, mesa duket përfshin embargon e naftës dhe bllokimit real të çdo skeme që Rusia përdor për të mashtruar botën e lirë dhe për të injoruar sanksionet”./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts