Zelensky: Na është dashur që secili prej nesh të jetë një luftëtar

10:09 28/02/2022

Në një postim të fundit në Instagram, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është shprehur me besim se ukrainasit do të fitojnë. Ndër të tjera, Zelensky ka thënë se tanimë secilit prej tyre u duhet të luftojnë për vendin.

“Kur po kandidoja për president thashë se secili prej nesh është President. Sepse të gjithë jemi përgjegjës për shtetin tonë, për Ukrainën tonë të bukur. Dhe tani na është dashur që secili prej nesh të jetë një luftëtar.  Luftëtari është në vendin e tij. Dhe kam besim se secili prej nesh do të fitojë. Lavdi Ukrainës”, është shprehur Zelenskiy./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.