“Zelensky, një hero i kohës sonë!”- Spartak Ngjela: Prisni, se ende s’ka dalë në shesh strategjia reale e ushtrisë së Ukrainës






Ngjela Zelensky0PutinNGA SPARTAK NGJELA

l. Heroika patriotike e liderit, ndez heroizmin lndividual të qytetarëve dhe krijon heroikën kombëtare.  Kjo po ndodh në Ukrainë me Zelensky-n që tani u kthye në një figurë botërore. Kam qenë i sigurt për këtë; dhe tani bota do të shohë se si; një popull trim dhe paqedashës si ukrainasit do të shpëtojnë edhe Rusinë por edhe botën nga një çerdhe banditeske putiniane.

Kjo, në fakt, është një eksperiencë historike diktatorësh, apo tiranësh, që e sjell fundin e tyre nga një gabim që këta e ndërmarrin, në nxitje, nga pasioni individual për të sunduar si monark absolut. Se nuk e kuptojnë dot, as sot, që kjo kohë, në Evropën aktuale, e ka zhveftësuar deri në pamundësi pushtetin e individit si monark absolut.

ll. Poeti i madh i Ukrainës Taras Shevchenko, duke qenë një nga poetët me të mëdhenj të Shekullit të XIX, në poezinë e tij ka satirizuar me art shtypjen e Rusisë kundrejt ukrainasve. Kjo është një vepër e madhe që tani jam i bindur se do të rishfaqet gojarisht në heroizmin. ukrainas.

Ukrainasit kanë ndërkohë fabrikat më të mëdha të armëve dhe raketave. Dhe kjo është arsyeja që Putini po iu kërkon dorëzimin e armatimit të rëndë.
Ukraina ka pasur dhe ka industri shumë të zhvilluar të prodhimit të avionëve dhe të tankeve. Ajo është në rangun më të lartë të prodhimit të çelikut në botë.
Po ushtria e Ukrainës çfarë përfaqëson?

lll. Prisni, se ende nuk ka dalë në shesh e të shfaqet strategjia reale e ushtrisë së Ukrainës. Sepse disa vjet ka që Ukraina, me Zelenskin, ka shpëtuar nga drejtimi i agjenturës ruse. Dhe duhet të mbahet mend se historia moderne e sllavëve evropianë ka filluar në Kiev. Edhe të parët sllavë që u konvertuan në të krishterë; në vitin 998; ata të Kievit kanë qenë. Edhe katedralja e madhe e Shën Sofisë; që ka një vlerë universale në të gjithë botën sllave dhe në Evropë, gjithashtu; në Kiev është ngritur në vitin 1037.
Edhe letërsia e parë kundër realizmit socialist në art; nga shkrimtarët e talentuar ukrainas ka filluar, që në mesin e viteve 1960′.

Por duhet të dihet me theks të veçantë se letërsia me vlerë në botën sllave ka filluar në Kiev, që në shekullin e njëmbëdhjetë. Në shekullin e dymbëdhjetë në Kiev u shkruar vepra e madhe “Kënga e Fushatës së Igorit”. Një shkrim epiko-historik me stil të veçantë ornamental që studiohet sot kudo.

lV. Por, e një vlerë të veçantë për të gjithë botën sllave: edhe në Poloni edhe në Rusi, ka pasur opozicioni i hapur antikomunist i ukrainasve të iluminuar që gjatë viteve 1970; që tronditi thellësisht regjimin komunist të Moskës.

E pse ta zgjasim? Historia e Ukrainës është një histori e një vlere të veçantë në historinë e qytetërimit evropian. Në këtë kohë; duket se ka ardhur çasti që ky popull trim dhe i talentuar të shkelmojë egërsinë Putin nga historia diktatoriale e Rusisë. Dhe kjo sigurisht që do të jetë një vlerë e madhe e Ukrainës në historinë botërore.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.