Zelensky optimist për Ukrainën drejt BE

11:15 17/06/2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehet se vendi i tij nuk ka qenë kurrë më pranë Bashkimit Europian se tani.

Në videon e tij të zakonshme të mbrëmjes, ai e përshkoi të enjten –takimin me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Rumanisë në Kiev si një “ditë të vërtetë historike” dhe një “hap përpara”.

Më tej, ai shton se Ukraina ndjen mbështetjen e të katërta shteteve të BE pasi zyrtarët përkrahën statusin e Ukrainës si vend kandidat. “Në tërësi, mbresa ime nga takimi është pozitive”.

Nesër dhe pasnesër do të ketë shumë lajme për Ukrainën dhe besoj se do të jenë të mira”, tha presidenti./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts