
10:09 02/04/2022
Gjatë fjalimit që pati mëngjesin e kësaj të shtune, Presidenti Volodymyr Zelensky ka pasur një mesazh edhe për liderët pro-rusë të vendosur në qytetet e pushtuara.
“Nuk do të zgjasni gjatë”, është shprehur ai.
Duke iu referuar udhëheqjes së tyre si një “shaka 1 Prilli”, Zelensky i përshkroi këta drejtues si “Gauleiters”, e përdorur për udhëheqësit e distrikteve të nazistëve gjermanë.
“Mesazhi im është i thjeshtë. Përgjegjësia për bashkëpunim është e pashmangshme. Sot apo pasnesër, është çështje kohe. E rëndësishme është që drejtësia do të rikthehet”, tha ai.
Zelensky ka shtuar se Moska ka kërcënuar “punonjësit e kompanive apo autoriteteve që të bashkëpunojnë me të ashtuquajturit të emëruar”.
Por ai tha se çdo bashkëpunim me drejtues të tillë do të ketë pasoja.
“Do të ketë probleme për bashkëpunimin me ta ose me pushtuesin direkt. Ky është paralajmërimi i fundit”, tha ai./tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al