Zelensky paralajmëron: Bota duhet të veprojë tani për të ndaluar Rusinë

zelensky paralajmeron bota duhet te veproje tani per te ndaluar rusine
zelensky paralajmeron bota duhet te veproje tani per te ndaluar rusine

19:19 07/10/2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në një intervistë të dhënë së fundmi për BBC News ka bërë thirrje që të vendosen sanksione parandaluese ndaj Rusisë, teksa ka shtuar se zyrtarët e këtij shteti kanë filluar që ta përgatisin shoqërinë e tyre për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore në luftë.

Ai mohoi të ketë bërë thirrje për sulme ndaj Rusisë gjatë një komunikimi të enjten, duke thënë se fjala që ai kishte përdorur në ukrainisht ishte keqkuptuar.

“Duhet të përdorni goditje parandaluese,” tha ai, duke iu referuar sanksioneve, “jo sulmeve”.

Në javët e fundit, ushtria ukrainase ka rimarrë pjesë të mëdha të territorit në një kundërofensivë të suksesshme që ka detyruar trupat ruse të braktisin pozicionet e mbajtura prej kohësh.

Presidenti Putin dhe zyrtarë të tjerë të lartë rusë kanë sugjeruar se armët bërthamore, ndoshta më të vogla, armë taktike, mund të përdoren për të mbrojtur ato zona, megjithëse zyrtarët perëndimorë thonë se nuk ka prova që Moska është e përgatitur për ta bërë këtë.

Duke folur në pallatin presidencial në Kiev, në lidhje me rrezikun e përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia, Presidenti Zelensky tha:

“Ata duhet fillojnë të përgatisin shoqërinë e tyre. Kjo është shumë e rrezikshme.”

Presidenti Zelensky tha se duhej veprim tani, pasi kërcënimet e Rusisë ishin një “rrezik për të gjithë botën”.

“Bota duhet të ndalojë urgjentisht veprimet e pushtuesve ruse, duhet të veprojë tani.”

Intervista u zhvillua disa orë pasi presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi rrezikun e një katastrofe bërthamore, pas kërcënimeve të Vladimir Putinit për përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë në konfliktin ukrainas./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts