Zelensky paralajmëron për ‘katastrofë humanitare’ masive pa zonë ndalim-fluturimi

14:54 09/03/2022

Presidenti ukrainas kërkoi nga Perëndimi që t’i dërgohen avionë ushtarakë urgjentisht

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se komuniteti ndërkombëtar do të jetë përgjegjës për një “katastrofë humanitare” masive nëse nuk bie dakord për një zonë ndalim-fluturimi në Ukrainë.

“Ukraina po u përsërit edhe një herë partnerëve të saj që nga dita e parë e sulmit rus: nëse nuk e mbyllni hapësirën ajrore, ju do të jeni përgjegjës për këtë fatkeqësi. Një katastrofë e madhe humanitare. Rusia po përdor raketa, avionë, helikopterë ushtarakë kundër nesh. Kundër civilëve. Kundër qyteteve tona. Kundër infrastrukturës sonë”.

Ai tha se ukrainasit kanë treguar gjatë dy javëve të fundit se nuk do të dorëzohen kurrë.

“Armiku mund të shkatërrojë muret, shtëpitë, shkollat dhe kishat tona. Mund të shkatërrojë fabrikat e Ukrainës. Por nuk do të mundë kurrë shpirtin, zemrën  dhe dëshirën tonë për të jetuar të lirë. Dhe për të luftuar me guxim”.

Zelensky foli edhe për dërgimin e avionëve  polakë në bazën amerikane. Pilotët ushtarakë ukrainas përdorin avionë MiG-29 dhe zyrtarët e lartë ukrainas u kanë kërkuar vende të tjera që kanë avionë të tillë t’i transferojnë në Ukrainë, ku mund të futen në përdorim pa patur nevojë për trajnim shtesë. Ai kërkoi avionë ushtarakë nga Perëndimi me arsyetimin se vendi ndohet ne gjendje lufte dhe nuk është një lojë ping-pongu pasi bëhet fjalë për jetë njerëzish të pafajshëm.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.