Zelensky paralajmëron Putin

22:46 23/04/2022

“Ukraina tërhiqet nga bisedimet nëse vriten ushtarët në Mariupol“

Presidenti Zelensky deklaroi nga një konferencë për shtyp në metronë e Kievit se Ukraina do të tërhiqej nga bisedimet me Moskën nëse ushtarët të ngujuar në një punishte të madhe çeliku në Mariupol vriten nga trupat ruse dhe nëse Rusia mban një referendum për aneksimin e Mariupolit dhe pjesëve të tjera të vendit të tij.

“Nëse njerëzit tanë vriten në Mariupol dhe nëse mbahen pseudo-referendume në rajonin jugor të Khersonit atëherë Ukraina do të tërhiqet nga çdo proces negocimi”, theksoi Zelensky.

Zelensky pĂ«rsĂ«riti gatishmĂ«rinĂ« e tij pĂ«r t’u takuar me homologun e tij rus, Vladimir Putin, duke thĂ«nĂ« “nuk kam tĂ« drejtĂ« tĂ« kem frikĂ«, pasi populli ukrainas ka treguar se nuk ka frikĂ« nga ushtria ruse. Besoj se ai qĂ« e filloi kĂ«tĂ« luftĂ« mund t’i japĂ« fund”, tha Zelensky duke shtuar se “ështĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« besosh atĂ« qĂ« thotĂ« Rusia”.

Presidenti ukrainas foli edhe për një vizitë të pritshme në Kiev të Sekretarit amerikan të shtetit Blinken dhe atij të Mbrojtjes Lloyd Austin. Ndërkaq nga zhvillimet në terren trupat ruse kanë goditur me raketa një objekt ushtarak dhe dy godina banimi në Odesa, duke shkaktuar të paktën 8 viktima dhe disa të plagosur.

Ndërkaq autoritetet ukrainase kanë shpallur shtetrrethimin këtë fundjavë të Pashkës Ortodokse. Ushtria ruse po vijon sulmin e saj ndaj mbrojtësve të fundit ukrainas të grumbulluar në punishten gjigante të çelikut në Mariupol, Azovstal.

Gratë dhe fëmijët që thuhet se po qëndrojnë në bunkeret nëntokësorë të kompleksit të çelikut Azovstal në Mariupol të rrethuar, thanë në një video se donin të ktheheshin në shtëpitë dhe familjet e tyre.

Klan News

TĂ« ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *