Zelensky paralajmëron sulme të reja ruse ndaj infrastrukturës së energjisë

zelensky paralajmeron sulme te reja ruse ndaj infrastruktures se energjise
zelensky paralajmeron sulme te reja ruse ndaj infrastruktures se energjise

10:58 07/11/2022

Forcat ukrainase po përgatiten për të rimarre qytetin Kherson i cili është nën kontrollin e rusëve

Rusia po pëson humbje të mëdha në rajonin lindor të Donetskut në Ukrainë dhe po përgatitet për  sulme të reja ndaj infrastrukturës energjetike .

Kështu ka deklaruar presidenti Volodimir Zelenski gjatë  fjalimit  të tij të mbajtur në orët e vona të  natës.

“Sulmet shumë të ashpra ruse në rajonin e Donetskut po vazhdojnë. Armiku po pëson humbje serioze atje,” u shpreh ai.

Paralajmërimet për ndërprerjen e energjisë elektrike vijnë pasi kryetari i bashkisë Vitali Klicko  u kërkuar banorëve të konsiderojnë gjithçka, përfshirë skenarin më të keq atë  në të cilin kryeqyteti mund të mbetet pa energji elektrike dhe ujë. Kievi planifikon që të dislokojë afër 1.000 qendra ngrohëse, por është e paqartë nëse do të jenë të mjaftueshme për 3 milionë banorët e qytetit.

Sipas   operatorit të energjisë në Ukrainë, Ukrenergo, reduktime të energjisë janë planifikuar gjithadhtu  në rajonet e Çernihivit, Çerkesit, Zhitomirit, Sumit, Harkivit dhe Potlavës.Këshilltari presidencial, Mykhaylo Podolyak,  deklaroi se Ukraina do të qëndrojë pavarësisht sulmeve ruse ndaj infrastrukturës së energjisë, duke forcuar mbrojtjen ajrore dhe  mbrojtur infrastrukturën.

Teksa Rusia po rrit sulmet ndaj infrastrukturës civile, forcat ukrainase raportohet se po përparojnë në jug. Zyrtarët rusë kanë bërë të ditur se Ukraina po përgatitet për të rimarrë qytetin e Kherson i cili ra në duart e rusëve në ditët e para të luftës.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts