Zelensky paralajmëron ushtarët rusë në centralin bërthamor të Zaporizhias

19:40 14/08/2022

Presidenti ukrainas: Rusia po shantazhon vendin tonë dhe botën e lirë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar ushtarët rusë që qëllojnë në centralin më të madh bërthamor të Evropës, atë të Zaporizhias se ata do të bëhen një “objektiv i veçantë” për forcat ukrainase. Ai shtoi se çdo ditë e pushtimit të centralit nga Rusia rrit kërcënimin e rrezatimit për Evropën.

“Kjo që po ndodh po bëhet për të shantazhuar shtetin tonë dhe gjithë botën e lirë”, u shpreh ai. Por presidenti ukrainas theksoi se shantazhi rus vetëm mobilizon edhe më shumë përpjekjet globale për t’u përballur me terrorin. Trupat ruse pushtuan objektin e Zaporizhia në Ukrainën jugore në fillim të luftës, por ai ende po drejtohet nga teknikë ukrainas.

Mes frikës për një katastrofë bërthamore për shkak të bombardimeve atje gjatë ditëve të fundit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka bërë thirrje për krijimin e një zone të çmilitarizuar. Ukraina dhe Rusia ja hedhin fajin njëra-tjetrës për bombardimet.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, e cila po kërkon të inspektojë uzinën, ka paralajmëruar për një katastrofë bërthamore nëse nuk ndalen luftimet.

Autoritet ukrainase ka thënë për javë të tëra se po planifikon një kundërofensivë për të rimarrë Zaporizhia dhe provincat fqinje Kherson, pjesa më e madhe e territorit të pushtuar nga Rusia pas  fillimit të luftës më 24 shkurt dhe që është  ende në duart  e rusëve.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.