
17:02 16/11/2023
Presidenti ukrainas përmend Moldavinë si shembull të ndikimit rus
Rusia nuk e ka fshehur ndonjëherë se ushqen një interes të veçantë për Ballkanin. Por për presidentin ukrainas Volodymyr Zelenksy qëllimet e Moskës shkojnë deri në pikën e nxitjes së një lufte midis vendeve të Ballkanit dhe për këtë Kievi pretendon se ka prova.
“Kushtojini vëmendje Ballkanit. Më besoni, ne po marrim informacione. Rusia ka një plan të gjatë. Së pari kemi Lindjen e Mesme, shpërqendrimi i dytë do të jetë Ballkani. Nëse partnerët tanë nuk bëjnë asgjë tani, do të ketë një shpërthim tjetër dhe do të jetë një histori të re. Marrëdhëniet e vendeve ballkanike kanë qenë në krizë për një kohë të gjatë. Kjo është arsyeja pse Rusia do të investojë për të siguruar që një vend ballkanik të jetë në luftë me një tjetër”.
Kreu i shtetit ukrainas përmendi gjithashtu edhe rastin e Moldavisë dhe përpjekjen e Moskës për të rrëzuar qeverinë aktuale pro-evropiane. E pozicionuar midis Rumanisë dhe Ukrainës, Moldavia është një nga vendet më të varfra në Evropë. Ajo ka pranuar mbi 437,000 refugjatë ukrainas, qëkur Rusia ka nisur pushtimin e fqinjit të saj, më 24 shkurt.
Moldavia nuk është as anëtare e NATO-s, as e Bashkimit Evropian megjithatë, presidentja e Moldavisë, Maia Sandu është fuqishëm pro BE-së dhe mbështet Kievin në luftën kundër agresionit rus, por paraardhësi i saj, Igor Dodon, ka qenë gjithnjë pro-rus.
Më herët, gjatë samitit të liderëve evropianë në Grenada të Spanjës, presidenti ukrainas deklaroi se “oreksi” i Moskës do të arrijë kulmin në vitin 2028, kohë ku ai edhe parashikon sulmin e vendeve të tjera në Evropë konkretisht të vendeve baltike.
Klan News
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al