Zelensky: Rusia po përpiqet të poshtërojë OKB-në me sulme ajrore në Kiev

12:58 29/04/2022

Siç dhe raportuam më herët, disa sulme ajrore me raketa kanë goditur ditën e djeshme kryeqytetin ukrainas, Kievin ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterras vizitoi qytetin për të takuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në një fjalim së fundmi, Zelensky ka dënuar sulmin duke shtuar se ai thotë shumë për qëndrimin e vërtetë të Rusisë ndaj institucioneve globale. Zelensky ka akuzuar udhëheqjen ruse pasi sipas tij po përpiqet që të poshtërojë OKB-në dhe çdo gjë që përfaqëson organizata.

Presidenti i Ukrainës shtoi se ukrainasit nuk duhet të mendojnë se lufta ka mbaruar, por duhet të luftojnë për të dëbuar pushtuesit.

“Ne nuk mund të mendojmë se lufta ka mbaruar. Ne ende duhet të luftojmë. Ne ende duhet të dëbojmë pushtuesit,” shtoi ai.

Zelensky theksoi se ishte e rëndësishme që shefi i OKB-së të vizitonte vendet e varrezave masive në Borodyanka dhe rajonin e Kievit, për të parë me sytë e tij se çfarë kishin bërë pushtuesit rusë atje./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.