
08:46 14/04/2022
Presidenti Zelensky ka deklaruar së fundmi se Vladimir Putinit i duhet të largohet nga komuniteti ndërkombëtar nëse nuk është në nteresin e tij që të kërkojë një marrëveshje paqeje.
“Ose udhëheqja ruse do të kërkojë vërtet paqe ose si rezultat i kësaj lufte, Rusia do të largohet përgjithmonë nga arena ndërkombëtare. I gjithë ky aktivitet i pushtuesve dëshmon para së gjithash për pasigurinë e tyre. Për faktin se edhe me rezerva të konsiderueshme të pajisjeve ushtarake sovjetike dhe një numër të konsiderueshëm ushtarësh… trupat ruse dyshojnë në aftësinë e tyre për të na thyer, për të thyer Ukrainën”, u shpreh Zelensky.
Presidenti ukrainas falënderoi gjithashtu Presidentin Biden pasi ofroi të dërgonte më shumë armë në Ukrainë./tvklan.al