Zelensky: Sanksionet ndaj Rusisë, të pamjaftueshme

10:27 07/04/2022

Mijëra njerëz po përpiqen të ikin nga rajoni i Donbasit përpara ofensivës që do të bëjë Rusia në lindje të Ukrainës. Zyrtarët ukrainas po u bëjnë thirrje njerëzve në zonë që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të ikur. Presidenti Zelensky ka përshëndetur sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, por gjithashtu i përshkroi ato si të pamjaftueshme. Ai i kërkoi perëndimit të bojkotonte përdorimin e naftës ruse.

Dmytro Kuleba bëri thirrje gjithashtu për dërgimin e më shumë avionëve, sistemeve të mbrojtjes ajrore, raketave dhe automjeteve ushtarake nga aleatët e NATO-s.

Trupat ruse po rigrupohen nga rajonet jashtë Kievit. Banorët e Çernihiv tanimë po vuajnë për ushqim, ujë, energji elektrike dhe një pjesë e madhe e tyre nuk kanë akses në shëndetësi.

Ndërkaq OKB do të mbajë një votim për të përcaktuar nëse Rusia duhet të përjashtohet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në lidhje me mizoritë e kryera në zonat e Ukrainës.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.