Zelensky shfaq video tronditëse në mbledhjen e OKB-së

18:08 05/04/2022

Pas disa vështirësive teknike, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka treguar Këshillit të Sigurimit të OKB-së një video të pamjeve nga Ukraina.

Pamjet zgjatën rreth 1 minutë dhe shfaqnin imazhe të ukrainasve të vdekur, ku përfshiheshin disa trupa të djegur dhe të shpërfytyruar.

Dame Barbara Woodward, përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar në këshill, e falënderoi presidentin ukrainas, Zelensky për ndarjen e kësaj videoje.

“Imazhet janë pikëlluese. Ne jemi të tmerruar nga ajo që kemi parë dhe ritheksojmë solidaritetin tonë me Ukrainën”, ka thënë Woodward./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts