Zelensky: Situata mbetet ende shumë e rrezikshme në central

zelensky situata mbetet ende shume e rrezikshme ne central
zelensky situata mbetet ende shume e rrezikshme ne central

13:09 27/08/2022

Rusia bllokon miratimin e marrëveshjes mbi armët bërthamore

Në mesazhin e tij të përditshëm drejtuar popullit Ukrainas, Presidenti Volodymir Zelensky u shpresh se situata mbetet ende shumë e rrezikshme në centralin bërthamor të Zaporizhias. Pavarësisht se dy nga 6 reaktorët u lidhën në rrjet sërish, Zelensky deklaroi se bombardimet vijojnë. Presidenti ukrainas deklaroi se që prej nisjes së zbatimit të marrëveshjes mbi eksportet e grurit nga vendi kanë dalë 1 milion ton drithë.

Ndërkohë nga ana tjetër Rusia ka bllokuar miratimin e një marrëveshje  mbi traktatin për mos përhapjen e armatimeve bërthamore nga Kombet e Bashkuara. Traktati i mospërhapjes bërthamore i cili rishikohet çdo 5 vite nga 191 shtetet nënshkruese u kundërshtua nga Rusia e cila u shpreh e shqetësuar mbi aktivitetin ushtarak rreth centraleve Bërthamore në Ukrainë, veçanërisht mbi atë të Zaporizhias.

Luftimet e ashpra në terren mes Ukrainës dhe Rusisë vijojnë. Sipas një raporti të publikuar së fundmi nga inteligjenca britanike, rusët po intensifikojnë sulmin e tyre në rajonet e Donjeckut dhe Donbasit mes frikës nga një kundërofensivë e forcave ushtarake ukrainase.

Sipas Guveratorit të Donjeckut,  ¾  e popullsisë janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të intensitetit të  luftimeve.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts