Zelensky: Situata në Ukrainën jugore dhe Donbas ‘mbetet jashtëzakonisht e vështirë’

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se situata në Ukrainën jugore dhe Donbas “mbetet jashtëzakonisht e vështirë” pasi Rusia vazhdon t’i japë përparësi operacioneve ushtarake në rajonin e kontrolluar nga separatistët.

Duke folur në një video të postuar në mediat sociale, Zelensky tha se forcat ruse “po përpiqen të kuptojnë se si të konsolidojnë praninë e tyre atje”.

Në rajonin e Donbas, në qytetin jugor të rrethuar të Mariupolit dhe në drejtim të qytetit verilindor të Kharkiv, “trupat ruse po grumbullojnë potencialin për sulme,” paralajmëroi Zelensky.

Kjo i bën jehonë komenteve të një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane të enjten, i cili tha se Donbasi është një nga katër zonat ku Rusia po fokuson sulmet aktuale ajrore.

Të enjten në mbrëmje, sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby tha se “është e qartë se rusët duan të ripriorizojnë operacionet e tyre në zonën e Donbas”.

Forcat ruse po rigrupoheshin për të “intensifikuar operacionet në zonat prioritare dhe, mbi të gjitha, për të përfunduar operacionin për çlirimin e plotë të Donbasit”, tha të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjeneralmajor Igor Konashenkov.

Zelensky përsëriti angazhimin e Ukrainës për të “bërë gjithçka që mundemi për të ndaluar pushtuesit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.