23:15 21/09/2023
SHBA-ja njofton pako të re ndihmë ushtarake me fokus mbrojtjen ajrore
Në Uashington për të kërkuar më shumë ndihmë për vendin e tij në luftë dhe prite me nderime në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti Joe Biden. Të gjitha shpresat e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy ishin te sigurimi i raketave me reze të gjatë veprimi ATACMS, por duket se presidenti Joe Biden është i vendosur të mos i dërgojë ato në këtë çast të kundërofensivës.
Kjo është hera e gjashtë të Zelensky dhe Bien takohen e pavarësisht mungesës së raketave ATACMS presidenti amerikan njoftoi një paketë të re ndihme ushtarake, duke përfshirë “mjete të rëndësishme të mbrojtjes ajrore për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë popullin e saj”.
Më herët Para Zelenskiy u takua me ligjvënësit amerikanë në një kohë që një pjesë e skeptikëve në radhët e republikanëve po ngrenë pikëpyetje nëse duhet miratuar një raund të ri ndihme.
Presidenti ukrainas u bëri thirrje ligjvënësve për mbështetje të vazhdueshme në luftën me Rusinë.
I veshur me të gjelbër ushtarake për të pasqyruar statusin e tij si një udhëheqës në kohë lufte, Zelenskiy informoi Senatin në sallën historike të Kapitolit, duke marrë dhe ovacione.
Pavarësisht rezultatit të takimeve, Zelenskiy u shpreh mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të popullit amerikan.
Shumica e ligjvënësve republikanëve dëshirojnë që Shtetet e Bashkuara të zvogëlojnë mbështetjen për Ukrainën, megjithëse shumica e publikut në përgjithësi vazhdon të favorizojë ndihmën ushtarake dhe sanksionet kundër Rusisë.
Një sondazh i CBS News zbuloi më herët në shtator se 36% e të rriturve amerikanë thanë se administrata Biden duhet të bëjë më pak për të ndihmuar Ukrainën në konfliktin e saj me Rusinë, 38% thanë se Shtëpia e Bardhë po e trajton mirë situatën dhe 26% mendon se duhet të bëjë më shumë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u takua gjithashtu me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin në Pentagon. Pas takimit privat, Zelenskiy vizitoi Memorialin Kombëtar të Pentagonit të 11 shtatorit dhe vendosi lule së bashku me gruan e tij Olena Zelenska.
Kundërofensiva e pamëshirshme e Ukrainës kundër forcave pushtuese të Rusisë ka arritur një pikë kritike pasi trupat ukrainase depërtuan me sukses vijën kryesore mbrojtëse ruse në juglindje të vendit. Kjo arritje historike pason tre muaj e gjysmë përpjekjesh të mundimshme që synojnë të dëbojnë ushtrinë e Rusisë nga Ukraina
Analiza e fundit e burimeve të hapura tregon se forcat ukrainase kapërcyen pengesa të frikshme antitank, duke përfshirë llogoret dhe blloqet e betonit të njohura si dhëmbët e dragoit, pranë fshatit Verbove në rajonin e Zaporizhzhia-s.
Kapërcimi i këtyre pengesave lejoi automjetet e blinduara të përparojë, duke i dhënë vrull të rëndësishme kundërofensivës. Videot ruse që tregojnë sulme artilerie ndaj automjeteve ukrainase duket se konfirmojnë çarjen e linjave ruse të mbrojtjes.
Klan News