Zelensky thirrje NATO-s: Mbyllni hapësirën tonë ajrore

zelensky thirrje nato s mbyllni hapesiren tone ajrore
zelensky thirrje nato s mbyllni hapesiren tone ajrore

13:04 14/03/2022

Presidenti ukrainas: Është vetëm çështje kohe që raketat ruse të bien në territorin e vendeve të Aleancës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëron NATO-n se vendet anëtare të saj së shpejti do të sulmohen nga forcat ruse pasi një sulm ajror goditi një bazë ushtarake ukrainase afër kufirit polak.

Në një videomesazh të publikuar pak pas mesnate Zelensky i kërkoi NATO-s të vendosë një zonë ndalim fluturimi mbi Ukrainë.

“Nëse nuk e mbyllni hapësirën tonë, është vetëm çështje kohe para se raketat ruse të bien në territorin tuaj, në territorin e NATO-s, në shtëpitë e qytetarëve të NATO-s”.

Presidenti ukrainas dukej sfidues në mesazhin e tij për një fitore ndaj agresionit rus.

“Ne do të fitojmë falë faktit që ukrainasit dinë të bashkohen. Ne gjithmonë mund të mbështetemi te njerëzit tanë”.

Presidenti ukrainas dha gjithashtu shpresë për negociata të mëtejshme me Moskën, duke thënë se delegacioni i tij është në bisedime me homologët e tyre rusë çdo ditë përmes videokonferencës.

“Përfaqësuesit e delegacioneve të vendeve tona flasin çdo ditë përmes videokonferencës. Delegacioni ynë ka një detyrë të qartë, të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar që takimi i presidentëve të zhvillohet. Një takim që jam i sigurt që njerëzit e presin. Natyrisht, kjo është një situatë e ndërlikuar. Është një rrugë e vështirë, por një rrugë e nevojshme dhe qëllimi ynë është të sigurojmë që Ukraina të marrë rezultatin e nevojshëm nga kjo luftë, nga kjo punë e vështirë negociuese. Është e nevojshme për ne, për paqen dhe sigurinë”.

Një delegat rus në bisedime, Leonid Slutsky, sipas agjencisë “Reuters” thoshte se të dy delegacionet kishin bërë përparim të rëndësishëm dhe ishte e mundur që takimet të arrinin së shpejti projekt-marrëveshjet.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts