Zelensky, thirrje Putinit për bisedime

15:35 25/02/2022

“Gati për diskutime edhe për neutralitetin e Ukrainës”

Të gjendur përballë sulmit të ashpër rus, autoritetet në Kiev i bëjnë Moskës thirrje për dialog për t’i dhënë fund luftës. Presidenti Volodymyr Zelensky, në një dalje publike para mediave në orët e para të së Premtes i bëri thirrje shefit të Kremlinit, të ulen në bisedime kokë më kokë, pa përjashtuar as opsionin e neutralitetit të Ukrainës, një kërkesë e hershme e Moskës, që është kundër anëtarësimit të këtij vendi në NATO.

“Ne nuk kemi frikë nga Rusia, nuk kemi frikë as të bisedojmë me Rusinë për çdo gjë kur vjen fjala për të garantuar sigurinë e vendit tonë. Nuk kemi frikë as të flasim për neutralitetin, sepse ne nuk jemi anëtarë të NATO-s në këtë moment”.

I gatshëm për të dialoguar duket presidenti rus Vladimir Putin. Përmes një deklarate për shtyp, Kremlini parashtroi si mundësi një takim të nivelit të lartë me Ukrainën në Minsk, kryeqytetin e Bjellorusisë, ku zyrtarët e Kievit kanë zhvilluar vazhdimisht bisedime rebelët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Reagimi pozitiv i Kremlinit erdhi pas thirrjes për t’u ulur në dialog që presidenti kinez Xi Jinping i bëri homologut rus Vladimir Putin, në një bisedë telefonike që zhvilluan këtë të premte.

MĂ« herĂ«t, ministri i jashtĂ«m rus Sergei Lavrov tha se operacionet e ushtrisĂ« ruse nĂ« UkrainĂ« do tĂ« ndaleshin vetĂ«m atĂ«herĂ« kur populli ukrainas tĂ« çlirohej nga qeveria qĂ« e nĂ«nshtronte prej vitesh. 

NdĂ«rsa presidenti turk Rexhep Taip Erdogan kritikoi NATO-n dhe vendet perĂ«ndimore se nuk ka qenĂ« shumĂ« tĂ« vendosur nĂ« qĂ«ndrimet kundĂ«r sulmit rus nĂ« UkrainĂ«. Erdogan shquhet si njĂ« prej aleatĂ«ve me qĂ«ndrimin mĂ« miqĂ«sor ndaj Putinit. 

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.