Zelensky: Ukraina gati për të diskutuar armëpushimin me Rusinë

22:43 25/02/2022

Një zëdhënës i presidentit ukrainas, Zelensky sapo është shprehur se vendi është i përgatitur të mbajë armëpushim dhe bisedime paqeje me Rusinë menjëherë.

Ai tha se zyrtarët rusë dhe ukrainas po diskutojnë aktualisht për kohën dhe vendin ku do të zhvillohen bisedimet.

Ndërkohë Ukraina ka përgënjeshtruar se ka kundërshtuar një ofertë ruse për bisedimet për paqe. Zëdhënësi i presidentit ukrainas, Serhiy Nykyforov, tha në Facebook:

“Më duhet të mohoj deklaratat se ne kemi refuzuar të zhvillojmë bisedime. Ukraina ishte dhe mbetet e gatshme të flasë për përfundimin e luftimeve dhe për paqen. Ky është pozicioni ynë i pandryshuar. Ne ramë dakord me ofertën e presidentit rus, pikërisht në këtë moment palët janë duke u konsultuar për vendin dhe kohën e zhvillimit të procesit të negociatave. Sa më shpejt të fillojnë bisedimet, aq më shumë do të ketë shanset për të rivendosur jetën normale.”/tvklan.al

Interfax, agjencia ruse e lajmeve, raporton se më shumë diskutime do të zhvillohen nesër./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com