Zelensky: Ukraina nuk do të përkulet para ultimatumeve ruse

20:46 21/03/2022

Presidenti ukrainas, Voldymyr Zelensky është shprehur për mediat se Ukraina nuk do t’i përkulet kurrë ultimatumeve nga Rusia dhe qytete të tilla si Kievi, Mariupoli apo Kharkiv nuk do të pranojnë pushtimin rus.

“Ukraina nuk do t’i përmbushë ultimatumet e Rusisë”,  ka thënë Zelensky në një intervistë të dhënë së fundmi për kompaninë e transmetimit publik ukrainas Suspilne.

Rusia i kishte caktuar Ukrainës një afat të fundit mëngjesin e sotëm për t’i dorëzuar qytetin port të rrethuar të Mariupolit, duke thënë se civilëve dhe luftëtarëve do t’u jepet një kalim i sigurt nga qyteti për sa kohë që ata të dorëzojnë armët.

Por Ukraina e injoroi atë ultimatum, duke thënë se dorëzimi nuk ishte një opsion./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.