Zelensky uron Macron për rizgjidhjen si president i Francës

zelensky uron macron per rizgjidhjen si president i frances
zelensky uron macron per rizgjidhjen si president i frances

09:05 25/04/2022

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka uruar presidentin francez Emmanuel Macron për rizgjedhjen e tij.

Sjellim në vëmendje se Macron dje u bë presidenti i parë francez në 20 vjet që fitoi një mandat të dytë pasi mundi sfiduesen e ekstremit të djathtë Marine Le Pen.

Përmes një postimi në Twitter, Zelensky e quajti Macron një “mik të vërtetë” të Ukrainës, duke shtuar:

“I uroj atij sukses të mëtejshëm për të mirën e njerëzve. Unë e vlerësoj mbështetjen e tij dhe jam i bindur se ne po ecim përpara sëbashku drejt fitoreve të reja të përbashkëta. Drejt një Evrope të fortë dhe të bashkuar!”/tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts