Zelenskyy jep tjetër alarm: Forcat ruse përparojnë drejt termocentralit të tretë bërthamor

22:32 05/03/2022

Forcat ruse kanë nën kontroll dy termocentrale ukrainase dhe duket po përparojnë drejt një të treti. Alarmin e dha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Ai pati një telefonatë me senatorët amerikanë më herët gjatë ditës së sotme, të cilëve u tha se termocentrali i tretë është aktualisht nën kërcënim. Bëhet fjalë për termocentralin bërthamor Yuzhnoukrainsk, i cili ndodhet 120 km në veri të Mykolaiv, një prej qyteteve që forcat ruse po përpiqen të mbajnë të rrethuar.

Rusia aktualisht kontrollon centralin bërthamor Zaporizhzhia në qytetin jugor të Enerhodar, centrali më i madh bërthamor në Europë dhe Çernobilin, i cili nuk është aktiv, por ka staf dhe mirëmbahet./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts