Zelenskyy lutje popullit rus: Nuk është ende vonë

zelenskyy lutje popullit rus nuk eshte ende vone
zelenskyy lutje popullit rus nuk eshte ende vone

12:06 06/03/2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy iu drejtua këtë të diel me një lutje popullit rus. Në një video të postuar në rrjetet sociale ai tha se “nuk është ende vonë” që rusët të ndihmojnë në ndalimin e kësaj lufte.

“Kjo është koha që mund ta mposhtim të keqen, kur nuk është ende vonë. Rusë, kjo është një luftë jo vetëm për paqen në Ukrainë, kjo është një luftë për lirinë tonë. Nëse heshtni tani, në të ardhmen për ju do të flasë vetëm varfëria juaj. Mos heshtni”.

Zelenskyy tha po ashtu se Ukraina ka kapur anëtarë të ushtrisë ruse dhe foli për provat që ata kishin dhënë.

“Qindra ushtarë dhe pilotë rusë që hidhnin bomba në qytetet tona, na dhanë dëshmitë e tyre, pamë dokumente, prova të tilla si harta. Kjo nuk është një luftë e improvizuar, është e qëllimshme. Ata e planifikuan këtë luftë”.

Presidenti ukrainas theksoi se me robërit e luftës po ndiqej Konventa e Gjenevës.

“Ne po luftojmë për të sotmen tonë, po luftojmë për kufirin tonë, po luftojmë për lirinë tonë, të mos bëhemi skllevër“, u shpreh Zelenskyy./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts