Zemërohet Franca dhe Bashkimi Evropian nga pakti i sigurisë së Biden

22:00 17/09/2021

BE: Nuk u informuam paraprakisht për paktin  Britani e Madhe, Australi dhe SHBA

Pakti  i ri i sigurisë mes SHBA-së Australisë dhe Britanisë së Madhe për t’ju kundërvënë  Kinës ka zemëruar Francën dhe Bashkimin Evropian.

Ato  ndihen të mënjanuar dhe e shohin këtë veprim si një kthim në epokën e Presidentit Trump. Ministri i Jashtëm  francez Jean-Yves Le Drian e ka  cileson  si “thikë pas shpine” dhe e krahasoi Presidentin amerikan Joe Biden me paraardhësin e tij, Donald Trump.

Ndërsa  sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki ju kundërpërgjigj akuzave të Francës duke thënë se edhe francezët kanë partneritete me vende të tjera që nuk e përfshijnë SHBA –në.

Franca pritet  të humbasë rreth 56 miliardë Euro për shkak të iniciativës së re.

Shtëpia e Bardhë dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken thanë se Franca ishte informuar për vendimin para se ai  të shpallej megjithëse nuk saktësohet se kur. Sipas Blinken nuk bëhet fjalë për ndarje rajonale me Evropën lidhur me strategjinë Indo-Paqësore ku ai  e quajti Francën një partner të rëndësishëm.

Reagimi nga Brukseli ishte po ashtu i ashpër pasi shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borrell tha se Evropa nuk ishte informuar kur ai u pyet nga gazetarët lidhur me paktin historik të sigurisë.

Pekini gjithashtu ka kritikuar paktin, duke argumentuar se minon rëndë stabilitetin dhe paqen rajonale.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *