“Zemra e tij rreh vetëm për Shqipërinë”, trajneri i kombëtares zvicerane jep dritën “jeshile” për mesfushorin e Empolit

SHPËRNDAJE

Nedim Bajrami mund të quhet praktikisht një lojtar i Kombëtares shqiptare. Mesfushori i cili aktivizohet në rradhët e skuadrës së Empolit, që i ka realizuar edhe një dopietë Napolit në Kupën e Italisë, është aktivizuar në të gjithë grup moshat e Zvicrës dhe tani trajneri i U-21 të kombëtares helvete Mauro Lustrineli ka deklaruar për “Blick” se zemra e tij rreh vetëm për Shqipërinë:  

nedim bajrami

“Ne provuam ta bindnim Bajramin të vazhdonte të luante për Zvicrën. Por, më pas ai na tha se zemra e tij rreh për Shqipërinë. Edhe pse për ne është një nga vlerat kryesore, nuk kishim zgjidhje tjetër veçse ta linim të largohej.”

Mesfushori 22-vjeçar është aktivizuar në total me skuadrën e Empolit këtë sezon në 28 ndeshje ku ka arritur të realizojë 5 gola dhe duke dhuruar 9 asist.

PANORAMASPORT.AL





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *