Zero fitore sivjet kundër Skënderbeut, Partizani e ka “ters” pas derbit…

zero fitore sivjet kunder skenderbeut partizani e ka ters pas derbit































Partizani ka lënë pas fitoren në derbi dhe prej tri ditësh është përqendruar te ndeshja e së shtunës kundër Skënderbeut në orën 16:00 në stadiumin “Arena e Demave”. Klubi i kuq kërkon që të ruajë ecurinë e dy javëve të fundit dhe të vijojë të luftojë fort me Vllazninë për vendin e dytë, shumë i rëndësishëm për fatin e skuadrave në “Final 4” prej avantazhit të barazimit.

384133307_705848461583499_1462487051011869061_n

RIVAL I SIKLETSHËM Skënderbeu është skuadra që e ka vënë më së shumti në vështirësi Partizanin gjatë këtij edicioni. Ndaj korçarëve, të kuqtë janë mposhtur dy herë në transfertë dhe nuk kanë shkuar më shumë sesa një barazim në ndeshjen e luajtur në kryeqytet. Të dyja fitoret Skënderbeu ka mundur t’i sigurojë me ndihmën e penalltive. Në ndeshjen e fazës së parë shënonte Ermir Rashica nga 11 metrat dhe i njëjti skenar përsëritej edhe në ndeshjen e fazës së tretë po në Korçë, ku këtë herë nga pika e bardhë realizonte “ish”-i Dean Liço.

Ndeshja e luajtur në stadiumin “Arena e Demave” shihte korçarët në avantazh në të 42-ën me Juri Merlim, teksa Partizani barazonte në nisje të pjesës së dytë me Kristian Mba, teksa rezistenca e korçarëve bëri që përmbysja të mos ndodhte. Skënderbeu, pas një sezoni shumë pozitiv e sheh vetën në garë për “Final 4”, por një hap fals kundër Partizanit rrezikon ta nxjerrë nga ky objektiv. Nisur nga statistika që kampionët në fuqi nuk kanë fituar asnjëherë kundër Skënderbeut në këtë sezon, rrjedh edhe fakti tjetër se “demat” nuk kanë triumfuar në asnjë ndeshje pas derbit me Tiranën. Edhe ky fakt përbën një “tabu” të këtij sezoni, që do të kërkohet me patjetër të thyhet në këtë sfidë të fundit të kampionatit.

MUNGESA TË RËNDËSISHME Trajnerit Orges Shehi për ndeshjen kundër Skënderbeut i kthehet David Atanaskoski, i cili shleu pezullimin e katër kartonëve të verdhë në derbin me Tiranën. Ka një rikthim, por mungesat bëhen plot tre. Andi Hadroj do të duhet të shlyejë pezullimin e kartonit të kuq të marrë në derbi, duke komplikuar sërish zgjedhjet e stafit teknik sa i përket 11-shes startuese.

Nga ana tjetër, Tedi Cara dhe Gjelbrim Taipi mbeten jashtë skuadrës për shkak dëmtimesh. Mesfushori u ndal para startit të derbit, teksa sulmuesi pësoi lëndim në mesin e pjesës së parë. Të dy kanë pësuar probleme muskulore dhe janë jashtë për këtë sfidë. Këto tri mungesa komplikojnë 11-shen e Shehit për shkak se Hadrojn zakonisht e ka zëvendësuar Murataj dhe në vend të kapitenit në mesfushë ka luajtur Taipi. Shanset më të mëdha janë që sërish Murataj të luajë në mbrojtje, ku emrat e tjerë nuk ndryshojnë, dhe në mesfushë të luajë nga minuta e parë Mehmeti. Zëvendësues i Hadrojt në të shkuarën është përzgjedhur edhe Zekolli, që do të ulte në stol Mehmetin dhe do të spostonte Muratajn në mesfushë. Në vend të Carës pritet të luajë një mes Kekos ose Skukës.

DENIS LALA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts