Zero gjuajtje, shifrat që bëjnë me turp “galaktikët” e Realit








Ndjesitë që Reali i Madridit ofroi në Paris ishin vërtet të tmerrshme, me 13 herë fituesit e Ligës së Kampioneve që janë sjellë si një skuadër e dorës së dytë.

16449555508394

Nëntëdhjetë minuta mjaft pasive, ku falë portierit Kurtua skuadra e Ançelotit ka shmangur një humbje me shifra të thella. Reali ia ka dalë të shpëtojë me vetëm një gol të pësuar, por shifrat e tjera tregojnë se ajo çfarë ka dhuruar në Paris ka qenë për turp.

ZERO GJUAJTJE – Ajo që reflekton më së shumti lojën e dobët të Realit të Madridit janë gjuajtjet drejt portës kundërshtare. Shifrat thonë zero! Në total, Reali ka goditur vetëm tri herë kundrejt 21 tentativave të PSG-së, por asnjë nga tri gjuajtjet e Realit nuk ka qenë në kuadrat.

KËNDORET – Madridi realizoi vetëm një goditje këndi në të gjithë ndeshjen kundrejt shtatë të PSG-së. Një shembull i qartë se sa i vogël është shfaqur Reali në Paris dhe sa pak ka shkelur në zonën e Parisit.

KROSIMET – Reali nuk është një skuadër që shquhet për krosimet drejt zonës kundërshtare, por shifrat në Paris janë shumë më të ulëta se mesatarja e sezonit. Vetëm dy krosime në zonë tregojnë se loja nga krahët ka çaluar, me mbrojtësit që kanë menduar për detyrat thelbësore përpara se t’i japin një shtysë në sulm.

FAULLET – Edhe faullet flasin në favor të PSG-së, 14-12, tregues se skuadra e Poçetinos ka qenë më agresive në fushë. Gjatë gjithë ndeshjes ishte Parisi që diktoi ritmin e lojës e jo Reali.

ZOTËRIMI I TOPIT – Madridi e mbylli ndeshjen me 42.7% zotërimin e topit. Diçka tjetër që u pa në fushë ishte se edhe kur Reali kishte zotërimin e topit, ata vuanin presionin e PSG-së, duke e dorëzuar atë shpejt. Si rezultat, Reali vrapoi më shumë se francezët: 105.7 kilometra krahasuar me 104.3 për PSG.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.