Zëvendës Ministria i Shëndetësisë beson se rastet COVID-19 do të vazhdojnë të ulëta

Mira Rakacolli

Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka thënë të martën se kurba e rasteve të reja të koronavirusit do të vazhdojë të jetë e ulët, duke marrë parasysh se ka një tendencë në rënie krahasuar me javën e mëparshme.

Gjatë fjalës së saj, Rakacolli tha se COVID-19 është një sëmundje e re dhe ende përmban shumë të panjohura. Ajo theksoi sesi bëhet gjurmimi epidemiologjik, kryhen testet COVID dhe foli për situatën pandemike në Shqipëri krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Për më tepër, Rakacolli nënvizoi se Shqipëria ka një mesatare të mirë për sa i përket numrit të të infektuarve për 100,000 banorë, dhe në këtë drejtim, vendi është më i mirë se Kosova, Serbia ose Maqedonia e Veriut.

“Strategjia e testimit është përcaktuar që nga fillimi, për rastet që kanë simptoma dhe rastet të cilat nga kontakti epidemiologjik kanë kontakte të ngushta me persona të infektuar. Ka më shumë të kuruar sesa të shtruar në spital. Ne kurrë nuk kemi pasur një situatë ku sistemi siç është menduar nuk është në gjendje të përballojë shtrimet në spital.

Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *