Zëvendës-presidentja e SHBA: Putin nuk është i interesuar për “diplomaci serioze”

21:34 11/03/2022

Harris thotë se angazhimi i SHBA ndaj NATO-s është ‘i hekurt’

Zëvendës-presidentja e SHBA Kamala Harris deklaroi nga Rumania se kreu i Kremlinit, Vladimir Putin nuk është i interesuar për “diplomaci serioze”.

Harris tha se objektivi kryesor i Shteteve të Bashkuara  të Amerikës është të gjendet  një zgjidhje diplomatike.

Që nga fillimi, Shtetet e Bashkuara janë përpjekur sinqerisht të angazhohen në diplomaci. Nga gjithçka që dimë dhe kemi parë, Putini nuk tregon asnjë shenjë të përfshirjes në diplomaci serioze,” shtoi ajo.

Për nënpresidenten amerikane mënyra më e mirë për të zgjidhur çështjen aktuale mes Ukrainës dhe Rusisë është diplomacia. Harris nënvizoi gjithashtu angazhimin e SHBA ndaj krahut lindor të NATO-s duke deklaruar se se një sulm kundër njërit vend është  është një sulm kundër të gjithë anëtarëve të aleancës.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts